Vuçiç “ultimatum” NATO-s: Presim 24 orë që të reagojë, ndryshe…

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka reaguar sërish ndaj zhvillimeve në Kosovë. Vuçiç i cituar nga mediat në Kosovë, është shprehu se Serbia nuk ka hyrë ende në territor sepse me marrëveshjen e Kumanovës dhe vendimet pas saj, “nuk kanë të drejtë ta bëjnë këtë”.

“Ne nuk do të hyjmë me trupat tanë. Paqja është më e nevojshme”, tha kreu i shtetit serb por ai bëri dhe një paralajmërim. “ Ne presim që NATO-ja të reagojë, ne jemi duke pritur për 24 orë. Nëse vazhdon përndjekja e popullsisë, Serbia do të reagojë”, citohet të ketë thënë Vuçiç.