Tri javë nga vrasja e Astrit Ademajt, flasin familjarët: Po shantazhohej vazhdimisht, ai u vra nga mafia politike

Tri javë më parë një tragjedi u raportua të ketë ndodhur në qytetin e Pejës.

Një vrasje e rëndë u bë ku të vdekur mbetën dy persona, kandidati i PDK-së për kryetar të Pejës, Astrit Ademaj dhe ish-kandidati për kryetar të Deçanit nga po e njëjta parti, Blerand Kadrijaj.

Në natën e njëjtë kur edhe ndodhi ngjarja u plagosur edhe vëllai i Astritit, Avni Ademaj.

Vëllai tjetër i Astrit Ademajt, Armendi sonte ka zgjedhur që të publikojë një shkrim, ku natën e 8 shtatorit e cilëson si të zezë.

Ai tha poashtu se atë natë u krye një krim politik dhe se Astritit është vrarë nga mafia politike.

Armend Ademaj gjithashtu tha se Astriti kishte pasur kërcënime e shantazhe të vazhdueshme në betejën elektorale për komunën e Pejës.

Postimi i plotë:

TRI JAVË MË PARË, në natën e zezë të 8 shtatorit 2021, prej dorës së një atentatori të mafisë politike dhe shumë tradhtarëve, u krye një KRIM POLITIK – u vra ASTRIT ADEMAJ!
TRAGJEDI kjo që helmoi gjithë zemrat tona, dhe na e përmbysi botën përgjithmonë.
VËLLA ASTRIT, që tri javë, familja, të afërmit dhe mijëra shqiptarë të mirë, po vajtojmë për ty!
ASTRIT, ti me trup me të vërtetë vdiqe, por me emër kurrë, sepse emri yt është shkruar në zemrat tona të copëtuara! Ndoshta edhe dikush prej nesh do të vritet por të siguroj se ASNJË FORCË NUK DO TË MUNDET TË NA DORËZOJË PËR TË KËRKUAR DREJTËSI – ashtu siç nuk u dorëzove ti para shantazheve dhe kërcēnimeve të vazhdueshme në betejën elektorale.
JEMI BETUAR PARA VARRIT TËND, për të mos lënë asnjë njollë figurës tënde, që ky krim monstruoz – i kryer ndaj teje, të zbardhet sa më shpejt, dhe e vērteta e hidhur ti komunikohet popullit.
Aela dhe Buroni do të jenë krenarë për ty.
GJAKU YT I DERDHUR ËSHTË AMANETI JONË!