Tha pyetne Selimin e Mustafën a kam qenë në UÇK: Çka thonin Selimi e Mustafa për Kurtin?

Se a ka qenë kryeministri Kurti pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës [UÇK], është debatuar jo rrallë në Kuvendin e Kosovës dhe në mediat tona. Gjatë seancës së sotme, Kurti deklaroi se duhet të pyetej Sylejman Selimi me Rrustem Mustafën nëse ai kishte qenë në UÇK ose jo.

Kurti – që besohet të jetë veteran i UÇK-së me letra – është sulmuar nga opozita se nuk ka qenë asnjëherë pjesëtar i gueriles që çliroi Kosovën.

Sidoqoftë, ka pasur zëra më simpatikë ndaj tij dhe pjesëtarëve tjerë të popullit që nuk kishin rrokur armët në vitet 1998 dhe 1999.

Ish kryeministri dhe ish presidenti Thaçi, kishte shkuar larg duke thënë se i konsideronte të gjithë qytetarët e Kosovës luftëtarë të UÇK-së.

Ish kryeministri dhe ish presidenti Thaçi, kishte shkuar larg duke thënë se i konsideronte të gjithë qytetarët e Kosovës luftëtarë të UÇK-së.

Por, çka thonin Sylejman Selimi me Rrustem Mustafa Remin për Albinin në UÇK?

Sylejman Selimi ka deklaruar më herët se Kurti ka pasur gatishmëri për të luftuar në radhët e tij, por ai i kishte kërkuar që t’i qëndronte pranë Adem Demaçit – përfaqësues politik i UÇK-së në Prishtinë.”

Në anën tjetër, Rrustem Mustafa Remi, komandant i njohur në UÇK ka qenë edhe më zemërgjerë.

“Unë Albin Kurtin e kam pasur bashkëluftëtar,” ishte shprehur Mustafa Remi.