Skandaloze, Krenar Gashi: Po i poshtërojmë serbët më zi se Serbia që na bëri neve!

Aktivisti i shoqërisë civile, Krenar Gashi ka shkruar një status skandaloz ndaj kosovarëve që kritikuan dje serbët të cilët ofenduan pjesëtarët e Policisë së Kosovës në Jarinje.

Sipas tij, shqiptarët po i poshtërojnë serbët e Republikës së Kosovës duke thënë se “po ua bëjnë ma zi se Serbia neve”, transmeton Indeksonline

Statusi i plotë:

“Shumë kemi qef me i poshtnu këta pak serbë që kanë mbetë në Kosovë. Knaqemi kur i poshtnojmë e ua bajmë ma zi se Serbia neve. Aq shumë knaqemi sa që sa herë kemi zgjedhje shtyhemi njani me tjetrin kush po i poshtnon ma shumë, që me fitu ma shumë vota. Pra, poshtnimi i tyne vlen ma shumë se krejt problemet tona.