Pyetja e Bekë Berishës për Kurtin që bëri deputetët të qeshnin në sallën e Kuvendit

Është duke u mbajtur seanca e parë vjeshtore e Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohen tema të ndryshme.

Një situatë interesat dhe në të njëjtën kohë qesharake ishte kur deputeti i AAK-së, Bekë Berisha e pyeti kryeministrin Kurti për idenë e bashkimit kombëtar.

“M’pat pëlqy shumë ideja e bashkimit kombëtar që e pati promovu dhe deshta me ditë a ka lëvizë najsën në këtë aspekt. Qysh është e mundshme, Prindon Sadriu e veshi uniformën fill i vetëm për këtë ide dhe s’po e përkrahni, kur po e krynë këtë punë?“, ka thënë Berisha.