Ngjarje e rëndë në Zvicër: Motra vret vëllain dhe më pas veten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Zvicër, ku 26 vjeçarja Eliza Z, e ka vrarë vëllain e saj Giuseppe Z, 25 vjeçar dhe më pas ka bërë vetëvrasje.

Ngjarja tragjike dyshohet se ka ndodhur në qytetin Frick që ndodhet në kantonin e Aargaut.

Trupat e pajetë të dy viktimave janë gjetur brenda një banese.