Ngjarje e pazakontë, hajduti hyn në një banesë, bën punët e shtëpisë dhe riparon gjëra

Ngjarje e pazakontë, hajduti hyn në një shtëpi bën punët e shtëpisë dhe riparon gjëra

Një ngjarje e rrallë është regjistruar në Britani, ku një hajdut hyri në një shtëpi dhe provoi rrobat e pronarit, më pas bëri punët e shtëpisë dhe disa riparime të vogla të nevojshme.

24-vjeçari Konrad Kuprasz qëndroi gjithë ditën në shtëpi, ndërkohë që pronari i saj ndodhej në punë.

Kur i zoti u kthye e gjeti hajdutin të shtrirë në krevat, të veshur me rrobat e tij, ndërsa përdorte laptopin. Ai kishte ngrënë, ishte larë në dush dhe kishte bërë disa nga punët e shtëpisë.

I tmerruar ai njoftoi policinë, e cila bëri arrestimin e të riut që ishte dënuar dhe më herët për vjedhje.