Moderatorja shqiptare: Dua një të dashur afrikan

Moderatorja shqiptare Einxhel Shkira që nga muaji qershor ka vendosur që të jetojë në Afrikë dhe të punojë aty.

Ajo ka treguar se ka vendosur të jetojë në atë shtet dhe ia ka dalë që të ambientohet.

Po janë të kënaqur. Mami është një çikë me merak, më thotë po s’të
pëlqeu ktheu, i thashë mami e kemi mbyllur këtë diskutim, tashmë
jam me letra, leje pune. 

E ka mami merakun që mund të dashurohesh me ndonjë djalë
vendas atje dhe të mbetesh atje?

Edhe një vendase më pyeti, më tha nëse ti do dashuroheshe me një
person familja jote do të të lejonte? Mu kujtua që mami im para disa
muajsh, madje këtu tek ju kam diskutuar dhe pjesën e Kylie Jener dhe
për vajzën e saj, mami im e adhuron vajzën e tyre.

Ajo është një fëmijë që ka dalë nga një nënë e bardhë dhe një baba
me ngjyrë dhe kur e shikon atë vajzë më thotë pse se bën dhe ti një
kështu si kjo.

Kështu që nuk e besoj se do e kishte problem. I vetmi problem do
ishte kjo përplasja kulturore, kushdo që do vinte në Shqipëri nuk do e
gjente kulturën e vetë, unë do e kisha të vështirë të përshtatesha me
familjen, me vjehrrën dhe vjehrrin aty, se jetës nuk i dihet asnjëherë.

Do ishte shumë bukur që ta gjeja dashurinë në Afrikë, do ishte tamam
një histori e denjë për libër ose për film.