LAJMI I FUNDIT: Vdes 48 orë pas vaksinimit 23 vjeçarja nga Drenasi, Zarife Imeri!

Vajza e re nga Drenasi ka humbur jetën dy ditë pasi e mori vaksinen anti-covid Pfizer, këtë e kanë bërë të ditur familjarët përmes një postimi në Facebook.

“U detyrove të vaksinohesh që të qëndrosh në vendin e punës. Ajo vaksinë pas 48 ore të shkaktoj vdekjën” ka shkruar Haki Xhemajli

Ballkani.info ka konktaktuar me familjarin e Zarife Imeri, i cili ka folur ekzkluzivisht.

“Mbesa është dërguar në emergjencë, aty i kanë thënë se i ka pëlcit melqija, dhe ka gjakderdhje të brendshme, e në raportin e mjeksis është shënu që është vdekje e natyrshme, aty shkrun qe ja kanë dhënë tri doza me gjak, pse e kanë ba vdekje e natyrshme” tha familjari i vajzës.

Ballkani.info e ka pyetur nëse vajza ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

“Para gjashtë viteve ka pas një intervenim në vena të gjakut, po vaksinen e ka marr me 13.09.2021, sepse ka qenë duke punuar, dhe ja kanë kushtëzuar, se pa vaksine nuk mundesh me punu”

Simptomat e para pas marrjës së vaksinës ishin humbja e vetëdijes, thanë familjarët.