Kurti: Vendimi për targat nuk është kundër qytetarëve serbë të Kosovës

Në takimin e sotëm ndërmjet kryeministrit të Kosovës dhe Sekretarit Parlamentar Shtetëror në Ministrinë Federale të Mbrojtjes së Gjermanisë, Thomas Silberhorn, u vlerësuan marrëdhëniet e veçanta ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës Federale të Gjermanisë.

Siç bëhet e ditur nga kumtesa qeveritare, kryeministri Kurti e falënderoi Siberhorn për mbështetjen në procesin e integrimit të Kosovës në strukturat evropiane dhe euroatlantike.

Kurti gjithashtu theksoi rëndësinë e përkrahjes gjermane në qëllimin për t’u bërë anëtar në forumin rajonal A5 dhe në programin e Partneritetit për paqen.

Gjatë këtij takimi u diskutua për rolin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, si një forcë profesionale e moderne dhe ofruese e sigurisë, si edhe për misionin e saj jashtë vendit në bashkëpunim me SHBA-në.