Gani Geci pyet kryeministrin dhe presidenten se kujt do ti japin urdhër për ta mbrojtur kufirin

Duke reaguar për ngjarjet e fundit rreth vendimit të qeverisë për zbatimin e reciprocitetit për targa, ish- deputeti I LDK- së, Gani Geci në rrjetin social facebook, ka drejtuar një pyetje publike për presidenten Vjosa Osmani, dhe kryeministrin, Albin Kurti.

“Të dashur miq, Unë kam një pyetje direkte për Albin Kurtin, Vjosa Osmanin. Po besojmë dhe po themi se kjo nuk do të ndodhë por… Ne rast të tentimit të hyrjes se forcave ushtarake serbe në veriun e Kosovës? Presidentja dhe Kryeministri kujt do ti japin urdhër për ta mbrojtur kufirin?! KFOR-it!!!??? FSK-së??? POLICISË!!! Apo do të brohorasin sikur prindërit e tyre në vitin 1998 ,”Drenicë jemi me ty.””, shkruan Geci.