Forca të mëdha policore në Jarinje

Forca të mëdha policore kanë shkuar sot ne mëngjes në drejtim të kufirit të Jarinjës, në mbështetje të procesit të reciprocitetit ndaj Serbisë qe pritet të fillojë sot, sa i përket targave të automjeteve.

Kështu bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it nga veriu.

Sipas këtyre burimeve, në atë pjesë ndodhen edhe figura të larta nga qeveria e Kosovës, por nuk precizohen emrat e tyre.

Burimet më tej kane shtuar se gjatë ditës së djeshme policia e Kosovës ka vendosur disa kontejnerë rreth 4 kilometra afër Jarinjës, me qëllim të kontrollit sa më të mirë të kësaj zone.

“Me urdhër të qeverisë nga Beogradi, pritet që sot rreth orës 8:00 të gjithë punonjësit e kompanive shtetërore në veri, të shkojnë në mënyrë të organizuar, me automjete dhe me autobusë, në drejtim të Jarinjës, në kundërshtim të këtij vendimi të qeverisë së Kosovës dhe prezencës së ROSU-së në atë pjesë”, kanë thënë burimet.