Çmendet’ Serbia, pasi disa persona vendosën flamurin e UÇK-së në ambasadën e tyre në Finlandë

Çmendet’ Serbia, pasi disa persona vendosën flamurin e UÇK-së në ambasadën e tyre në Finlandë

Një flamur me simbolin UÇK -së u shfaq këtë mëngjes në portën e oborrit të Ambasadës Serbe në Finlandë, në Helsinki, njoftoi Ministria serbe e Punëve të Jashtme.

Kjo ministri iu referua UÇK-së si organizat terrorlste.

“Në ndërtesën e Ambasadës së Republikës së Serbisë në Finlandë, autorë të panjohur mbrëmë vendosën flamurin e UÇK-së terr.oriste (e ashtuquajtura Ushtria Çlirimtare e Kosovës),” thuhet në deklaratë, shkruan Kosovo online.

Siç bëhet e ditur, këtë mëngjes, ambasadori Sasha Obradoviq hoqi flamurin nga hyrja e oborrit të ambasadës dhe njoftoi policinë e Helsinkit për incldentin, i cila shkoi në vendin e ngjarjes dhe kreu një hetim.

“Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Serbisë dënon ashpër këtë akt provokues dhe vandal dhe pret që autorët të gjenden”, thuhet në deklaratë.