Beyonce u shkruan letër emocionale fansave pas ditëlindjes së 40-të: Ndihem më mirë se kurrë më parë

Disa gjëra bëhen më mirë me kalimin e kohës. Beyonce është njëra prej tyre.

Ikona e popit, e cila mbushi 40 vjet më 4 shtator, reflektoi në ditëlindjen e saj në një letër emocionuese drejtuar fansave të enjten (23 shtator).

Në letrën e hapur, ajo shkruan se më në fund po shijon frytet e punës së saj dhe po bën ‘limonadë’ nga limonët e jetës, shkruan USA Today.

Ylli i muzikës foli për mënyrën sesi ajo “qau me lot gëzimi” sepse kjo është koha më e mire për të.

“Sa më e pjekur të bëhem, aq më shumë kuptoj dhe aq më thellë rritet gëzimi im”, shkroi ajo në letrën, postuar në faqen e saj zyrtare.

“Ekziston një liri dhe çlirim duke e ditur se kam arritur në anën tjetër të sakrificës sime. Më në fund po i jap vetes leje të shijoj farat që kam punuar aq shumë për të mbjellë gjithë jetën time”.

Mbushja e të 40-ve është bërë një moshë që gratë janë mësuar të kenë frikë, sepse supozohet se sinjalizon fundin e rinisë, diçka që gratë presin të mbajnë me çdo kusht. Por Beyonce e sheh ndryshe.

“Unë jam shumë mirënjohëse që jam rritur. Kushdo që u përpoq të kushtëzonte që gratë të ndihen të moshuar ose të pakënaqur kur mbushim 40 vjeç, e ka gabim. Kjo ka qenë absolutisht koha më e mirë që kam ndjerë në jetën time”, ka shkruar ajo.

“Ky është viti i parë që unë e kuptoj vërtet se çfarë do të thotë të jesh gjallë dhe të jetosh në këtë moment. Është hera e parë që kam një kuptim se sa e brishtë është vërtet jeta, sa e vështirë mund të jetë jeta ndonjëherë, dhe për këtë arsye sa e rëndësishme është të ndalesh dhe të nuhasësh trëndafilat në kohë të mira. Mendova se e dija në 21 ose 30 vjeçe … por nuk e dija” vazhdoi tutje ylli i hitit “Halo”.

Ndërkohë, Beyonce festoi ditëlindjen gjatë gjithë muajit me bashkëshortin Jay-Z në një mega-jaht në Itali, të cilën ajo e dokumentonte shpesh në Instagramin e saj.