23 vjeçarja nga Drenasi që familjarët thonë se iu mor jeta nga vaksina: Ja çka thotë raporti i vdekjes

Një familje në Drenas po dyshon se vaksina antiCOVID ua mbyti vajzën 23 vjeçare.

Ajo e kishte marrë vaksinën më 13 shtator në QKMF-në në Drenas, dozën e parë me Pfizer, dhe më 15 shtator vdiq.

Daja i saj në një prononcim për Periskopin shprehu dyshimet e veta në mënyrë të qartë duke thënë që asaj i kishte pëlcitur mëlçia.

Sidoqoftë, çka thotë Raporti i vdekjes së 23 vjeçares.

Shkaktari i vdekjes i lëshuar nga Klinika Emergjente është “hemorragjia e brendshme”.

Por pavarësisht dyshimeve, sipas raportit për vdekjen e saj që ka lëshuar QKUK, familjarët nuk kanë lejuar që t`i bëhet autopsia. Mjeku kujdestar përkundër përpjekjeve të gazetës nuk është deklaruar për rastin, deri në momentin e publikimit të shkrimit.