19 të infektuar – 17 viktima: Rritet frika nga virusi ‘Nipah’, sërish ‘fajtor’ lakuriqi

Lakuriqi i natës po del të jetë sërish fajtor i përhapjes në Kerala të Indisë i virusit Nipah të cilin disiplina e fituar nga Korona e ndihmoi Kerala që së paku deri më tani të kontrollojë përhapjen e gjerë të këtij virusi të rrezikshëm, shkruan Gazeta Metro.

Virusi dyshohet të ketë lindur nga kafshimi i frutave ‘rambutan’ nga lakuriqi i natës.

Më 5 shtator, në fshatin Vichutti një person ndërroi jetë si pasojë e Nipas,rasti i parë i tillë në Kerala pasi shtetoi raportoi se ka nën kontroll virusin nga i cili në vitin 2018 nga 19 të infektuar, 17 kishin humbur jetën.

Tani fshati është nën bllokim të plotë me vendosjen e policisë në të gjitha pikat e hyrjes. Fshatarët dhe departamenti i shëndetësisë dyshojnë se frutat rambutane të kafshura nga lakuriqi i natës janë burimi kryesor i virusit.

“Këtu mund të gjeni shumë lakuriqë”, tha një banor, duke shtuar se e ka parë viktimën e 5 shtatorit duke shkuar afër aty.

Më 14 shtator, qeveria e Kerala lehtësoi masat pasi 14 ditë nuk u regjistrua asnjë rast i ri, madje as nga mostrat e kontakteve të ngushta të viktimës fëmijë.

Megjithatë, kufizimet me vende të tjera ende vazhdojnë.

Autoritetet shëndetësore besojnë se përvoja me virusin Korona mund të ketë ndikuar në parandalimin e infektimit së paku përkohësisht.

Ata kujtojnë kohët e para të shpërthimit të ‘Nipah’ në Perambra para 3 vitesh. Njerëzit, të frikësuar nga infeksioni shmangnin vendet publike, ndërsa përmend edhe bilancin tragjik të këtij virusi pasi nga 19 të infektuar, 17 kishin ndërruar jetë, me një shkalli fataliteti prej 89.4 përqind.

Aktualisht, ‘Nipas’ është vënë nën kontrollë dhe autoritetet në fshatërat e prekura të Keralas po vazhdojnë ta monitorojnë situatën.