18 vjeçarja nga Ferizaj në gjendje të rëndë, i duhen vetëm edhe 700 euro për operim

18 vjeçarja Altina Gashi nga Ferizaj vuan nga një sëmundje e rëndë kancerogjene: ANAPLASTIC LARGE T-CELL LYMPHOMA (ALK+).

Mjekimin e Altinës nuk mund ta mbulojë familja, prandaj ka kërkuar ndihmë nga njerëzit vullnetmirë.

Pjesa më e madhe e parave janë mbledhur, por për operimin e Altinës nevojiten edhe 700 euro.

Gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar shumë, prandaj familja kërkon ndihmë urgjente që të mblidhet edhe shuma e mbetur për shërimin e vajzës së tyre.

Mjekimi i Altinës kushton 60 mijë e 650 euro (Gjashtëdhjetë mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë euro) nga të cilat gati 60 mijë euro tashmë janë mbledhur nga njerëzit vullnetmirë.

Më poshtë gjeni detajet se si mund ta ndihmoni 18 vjeçaren Altina Gashi:

Llogaria është e hapur në bankën BPB:
Emri i xhirollogarisë: ZADE GASHI
Iban: XK05 1300090002533675

Swift: BPBXXKPR

Nr i familjes: 049/ 289-325