19 vjeçari shkakton aksident të rëndë, ia këput këmbën një 30-vjeçareje

Një aksident tragjik ndodhi mbrëmjen të enjtes në Tiranë, ku u lëndua rëndë një 30 vjeçare.

Sipas ABCnews, shoferi që shkaktoi aksidentin është 19-vjeçari Jehon Breçani, djali i ish-drejtuesit të policisë së shtetit, Erzen Breçani.

Ai humbi kontrollin e “Benz-it”, duke devijuar nga rruga dhe duke përplasur një 30-vjeçare, që ishte në trotuar.

Për shkak të goditjes shumë të fortë, 30-vjeçares iu pre njëra këmbë.

Ajo u fut me urgjencë në sallën e operacionit dhe është në gjendje të rëndë për jetën.