Zyrtare Kosovare Asllanaj ka nënshkruar kontratë me Real Madridin

Futbollistja me prejardhje nga Kosova, Kosovare Asllani është lojtarja më e re e Real Madrid.

Ekipi i Real Madrid, ka vendosur që të formojë edhe ekipin e femrave dhe lojtarja e parë me të cilën ka nënshkruar, është pikërisht Kosovare Asllani, e cila bënë historinë si transferimi i parë i Real Madrid, raporton Insajderi.

“Krenare të konfirmoj se do të jem nënshkrimi i parë zyrtar i Real Madrid, me një futbolliste femër. E ngazëllyer që po e shkruaj këtë histori dhe që do të jem pjesë e këtij klubi që nga fillimi. Ishte ëndrra ime që të vesh këtë fanellë që është më e bukura në botë, duke filluar nga sezoni i ardhshëm” shkroi vet lojtarja, në llogarinë e saj në Twitter.

Kosovare Asllani është 30 vjeçare dhe mbron ngjyrat e ekipit nacional të Suedisë./Insajderi.com