Zyrtare: Joe Biden fiton në Arizona, i shtohen gjasat për fitore

Kandidati demokrat për president të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka fituar zyrtarisht në shtetin e Arizonës, e cila ka 11 vota të Kolegjit Zgjedhor, njoftoi agjencia Associated Press.

Pas fitores në Arizona, Bideni ka mundësi që t’i fitojë zgjedhjet edhe nëse humb në Pensilvani, në rast se në anën tjetër fiton në Michigan dhe Wisconsin, shkruan The Guardian.

Fitorja e Bidenit në Arizona në mënyrë thelbësore e kufizon rrugën e Trumpit drejt fitores dhe duket se presidenti i tanishëm është plotësisht i vetëdijshëm për këtë.

Kur televizioni Fox News më herët e shpalli fitoren e Bidenit në Arizona, këshilltarët e Trumpit u shprehën të zemëruar.

Ndryshe, procesi i votimit është duke vazhduar dhe në shumë shtete ende nuk dihet fituesi, duke e bërë dramatike garën për president të shtetit më të fuqishëm të botës. Gazeta Express do të ju mbajë vazhdimisht dhe në kohë reale të informuar për çdo ndryshim të rezultatit