Zemaj thotë se ka dyshime për afera korruptive nga Arben Vitia

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se gjatë kohës sa Arben Vitia ishte ministër i Shëndetësisë ka pasur abuzime të mëdha.

Këto komente ai i bëri në RTK ku tha se një bari ka ardhur në Ministrinë e Shëndetësisë, por është paguar 500% më shtrejtë.

Poashtu, Zemaj ka përmendur shifra rekorde të blerjeve gjatë kohës së pandemisë që sipas ti janë dyshime për afera korruptive dhe për  këtë lënda i është dërguar në prokurori.

Ato blerje i kam gjetur me shifra rekorde, janë të dyshuara edhe raste me afera korruptive nga koha e ministrit Vitia, dje dhe sot i kemi dërguar në prokurori disa lëndë, për shembull ka një bar i cili është blerë me një çmim dhe është paguar me një çmim 500% në kohën e ish-ministrit Vitia, aty konfiguron nënshkrimi i ish-ministrit Vitia si autorizuesi përfundimtar i prokurorimit dhe ajo lëndë është dërguar tani në prokurori”, tha Zemaj.

Arben Vitia ishte ministër i Shëndetësisë gjatë kohës sa në pushtet ishte Lëvizja Vetëvnedosje dhe ishte përballur me situatën gjatë shpërthimit të pandemise më 13 mars të këtij viti.