Zemaj deputetit të VV’së: Je psikolog i dobët, i gëzohesh vdekjeve të njerëzve

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj iu është përgjigjur deklarimit në Kuvend të deputetit të LVV’së, Fitim Ukës.

Në seancën e sotme të Kuvendit, Zemaj ka thënë se situata me COVID 19 në Kosovë është e relaksuar.

Situata pandemike është e qetë, e sigurisht edhe debati është i relaksuar”, ka thënë ai.

Zemaj thotë se deputetët e LVV’së në seancën e sotme kanë folur me referenca nga Sputniku rus.

“Pavarësisht intencave që ndonjëherë mund të jenë të qëllimshme, besoj që nga pakujdesi e nga referencat e dobëta me qëllime dashakeqëse, këtu të bie ndërmend se ka referohen shtetet që nuk janë dashamirëse të Kosovës, statistikat që po i paraqesin deputetët këtu, kanë qenë para pak ditësh në Sputnikun rus. Është për të ardhur keq, e për të vajtuar si një deputet i Kosovës i veshur me petkun e mjekut ju gëzohet vdekjeve të një pandemie që ka kapluar globin”, ka thënë ai.

Uka ka thënë fillimisht se Zemaj është një ministër që e lexon rregullisht Sputnikun, e shton se i njëjti as referencat e OBSH’së nuk i konsideron të besueshme.

“E para nuk e di nëse është serioze t’i përgjigjem një ministri ilegal që e lexon Sputnikun rregullisht, apo t’i përgjigjem një ministrit që referencën e OBSH’së e konsideron të pabesueshme, nuk mund ta bëjmë këtëë, ajo që u tha këtu është e pavërtetë, e dimë që 30 respiratorë janë blerë në kohën e Ministrit Vitia, 30 doancion nga BE’ja.Unë nuk jam mjek, qaq i pasaktë je menon që unë jam mjek, unë nuk e veshi petkun që nuk më bjen taman, për këtë arsye pse jam psikolog nuk e veshi atë që nuk më bjen taman, ne nuk po gëzohemi për numrin e vdekjeve, ne nuk po gëzohemi ju po krenoheni”, ka thënë Uka.

Këtyre deklarimeve iu është përgjigjur ministri Armend Zemaj. Ai ka thënë se Uka është psikolog i dobët e me shpirt jo human.

Ti je psikolog, po je psikolog i dobët, je pse je i dobët po je me shpirt jo human, ky është dallimi që të bën me analizat psikologjike, për këtë arsye ke ndërtu atë grupin operativ propagandues për të mos rekomandu udhëzimet. Kjo është psikologjia jote”, ka thënë Zemaj.