Zemaj bashk me Agim Veliu ne nje takim per zbatimin e vendimeve

Së bashku me z. Agim Veliu, ministër i Punëve të Brendshme dhe me z. Rashit Qalaj, drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, biseduam rreth koordinimit të aktiviteteve për zbatimin e vendimeve të Qeverisë së Kosovës në menaxhimin e situatës me COVID-19.
Vlerësuam se ka një trend të mirë të zbatimit të masave nga ana e qytetarëve dhe bizneseve.
Kjo së fundi ka ndikuar drejtpërdrejtë në zvogëlimin e numrin të të infektuarve.

Policia e Kosovës po bën një punë të shkëlqyer si institucion i zbatimit të ligjit, në zbatimin e masave të Qeverisë së Kosovës.
Kërkuam nga qytetarët të vazhdojnë të respektojnë rekomandimet e institucioneve të Kosovës.
Policia së bashku me Inspektoratet përkatëse po vazhdojnë aktivitetet me orar të zgjatur në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Policia jonë ka angazhuar 4 mijë pjesëtarë për zbatimin e vendimeve të Qeverisë së Kosovës.

Mos u shliro!

Së bashku me z. Agim Veliu, ministër i Punëve të Brendshme dhe me z. Rashit Qalaj, drejtorin e Përgjithshëm të Policisë…

Posted by Armend Zemaj on Monday, July 20, 2020