Zafir Berisha: Albin Kurti është psikopat, paraqet rrezik për shqiptarët

Deputeti i Nismas Socialedemokrate, Zafir Berisha, e ka quajtur psikopat liderin e Vetëvendosjes, Albin Kuti, shkruan Gazeta Metro.

Deputeti Berisha duke folur për zhvillimet politike në Maqedoninë e Veriut, e cila gjendet në fushatë parazgjedhore, ai ka komentuar edhe rolin e ndihmën që po i bën Albin Kurti politikanit shqiptar atje Ziadin Selës.

Ai këtë ndihmë e quan si ndërhyrje të politikanëve kosovarë dhe ndihmën e Kurtit për Selën po ka dyshime të mëdha në lojërat e fëlliqura që sipas tij mund t’i luan Kurti dhe Vetëvendosja, të cilen e quan si sekt.

“Nuk pretendoj se e njoh mirë situatën dhe zhvillimet politike atje, mirpo duke e përcjellë fushatën parazgjedhore dhe ndërhyrjet nga Kosova në këtë fushatë, e ndjejë për obligim moral të them: Ziadin Sela edhe mund të jetë njeri i mirë, por fakti se atë e mbështet psikopati nga Kosova dhe sekti i tij politik, kam dyshime të mëdha në lojërat e fëlliqura dhe shumë të poshtra që mund të barten edhe te shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, siç është duke ndodhur në Kosovë”, ka thënë Berisha.

Berisha thotë se Albin Kurti paraqet rrezik për botën e politikës shqiptare pasi sipas tij ai është mashtrues i madh.

Po ashtu deputeti i Nismas e ka quajtur si monstrum ish-ministrtin e Shëndetësisë, Arben Vitinë i cili pranoi testet nga Serbia.

“Raca politike që identifikohen me Albin Kurtin tashmë nuk ka koment se paraqet rrezik për botën politike shqiptare kudo që vepron dhe jeton sepse është dëshmuar se këto fundërrina mashtruese të cilët fshihen pas fjalëve të mëdha patriotike e simboleve kombëtare, qëndrojnë objektiva të dëmshme të cilat në Kosovë u prezantuan nga soji i Shkelzen Gashit i cili misionarin serbo-rus Dick Marty e konsideronte miku i shqiptarëve pa çka se ai kishte përgatitë një raport kundër luftës së UÇK-së me dosje nga shërbimi sekret i Serbisë”.

”Ose sojin e Blerim Rekës i cili trumbetonte ambiciet serbo-ruse për dalje në Adriatik, apo edhe mostrumin si Arben Vitia i cili me dhuratën e marrë nga Serbia për Covid-19, këtë të fundit nga një shtet kriminal që kishte bërë gjenocid e prezantoi para botës si shteti me humanitar në Ballkan”, tha Berisha.