Vucic: Askush nuk lejoi që Beogradi e Prishtina të arrijnë marrëveshje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, deklaroi se duke folur më për demarkacion ofroi diçka që do të mund të ishte zgjidhje kompromisi për Kosovën që askush nuk e deshi. Vucic tha se ai ‘ndjehet krenar’ për gabimin siç e quan ‘historik’ të kundërshtimit të planeve të shteteve të mëdha që i ‘drejtojnë shtetet e vogla si marioneta’ sipas tij, transmeton Gazeta Metro.

“E derisa sot nuk flasim fare për këtë, do të doja t’i shoh se si ata arrijnë deri tek marrëveshja. Pres t’i shoh se si ata e mendojnë të arrijnë tek zgjidhja e të vendosin çka do t’i ofrojnë Serbisë, e çfarë do të mund të pranoj Serbia. Deri tani unë këtë nuk e kam dëgjuar” tha Vucic.

Do të ju kujtoj se atëherë kam thënë se Serbisë gjithmonë do t’i kërkohen lëshime në këmbim për asgjë. Atëkohë të gjithë bota kërceu kundër meje. Njerëzit nuk e kuptonin sesa guxim duhet të thuhet diçka e tillë. Sot e kuptoj përse e bënë. Duan që Serbia mos të fitoj asgjë, përgjithmonë” tha vucic për portalin Pavlovic Today me seli në Washington.

Vucic tha se atëherë kishte thënë se Ballkani i përket ballkanasve dhe duhet lejuar të dy palët të bisedojnë.

“Megjithatë, askush nuk deshi t’i lejoj të dy palët të bisedojnë e të arrijnë marrëveshje” tha presidenti serb Vucic.

Vucic tha se atëherë kishte thënë se Ballkani i përket ballkanasve dhe duhet lejuar të dy palët të bisedojnë.

“Megjithatë, askush nuk deshi t’i lejoj të dy palët të bisedojnë e të arrijnë marrëveshje” tha presidenti serb Vucic.

Vucic foli edhe për takimin e fundit në Bruksel ku rinisi dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, duke zbuluar se delegacionit kosovar edhe me atë rast ju tha ta thonë hapur se në cilin lokacion mendojnë se gjenden varret e bashkatdhetarëve e tyre dhe që pala serbe, në bashkëpunim me përfaqësuesit europian do të verifikojnë këtë informacion. E në të njëjtën kohë kishte kërkuar që të hetohen edhe lokacionet në Kosovë ku ka dyshim që janë varrosur viktimat serbe.

Në pyetjen se përse administrata e kaluar amerikane dhe shtetet perëndimore nuk e mendojnë se Serbia duhet të marrë diçka në këmbim, Vucic tha se interesat gjermanë janë më të rëndësishme për Gjermaninë, ato angleze Anglisë, siç janë ato amerikane të Amerikanëve.

Vucic u ankua edhe për pikëpamjen e bashkësisë ndërkombëtare për një president të Serbisë. “Mund të bisedoni sa të doni me zyrtarët europian por ata nuk ju dëgjojnë. Ata kanë planin e tyre, e për ta presidenti ideal i Serbisë është ai që do të pranoj të gjitha kërkesat e tyre nën presionin dhe shantazhin e tyre”.

Me gjithë ankesat Vucic shtoi se ai “mbetet krenar që është fajtor për atë gabim, që do të mbetet në histori, duke theksuar se ai ishte i vetmi që kundërshtoi të gjitha planeve të “paramenduara të shteteve perëndimore”