“Vrisni një serb e ne do të vrasim 100 myslimanë”, Kurti kujton deklaratën famëkeqe të Vucicit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shpërndarë fjalimin famëkeq të presidentit aktual të Serbisë, Aleksandër Vuçiq i cili më 1995 si deputet i partisë së Sheshelit do të kërcënonte se “nëse vritet një serb, ne do të vrasim 100 myslimanë”.

Shoqëruar edhe me videot, Kurti kujton se provat i janë dorëzuar prokurorisë për krime lufte në Serbi dhe Hagës

Sot, më 20 korrik 2020, bëhen 25 vjet nga deklarata famëkeqe e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, atëbotë deputet i partisë së Sheshelit: “Ju bombardoni, vrisni një serb e ne do të vrasim 100 myslimanë. E ta shohim pastaj se a guxon bashkësia ndërkombëtare apo kushdo tjetër të godasë mbi pozicionet serbe, a mund të sillen ashtu me popullin serb.” Videoja 14 sekondëshe e kësaj pjese të fjalimit: