Video që tronditi Italinë: Pacienti me Covid vdes në tualet

Video e një të moshuari, që vuante nga virusi corona, i cili vdes në tualet në spitalin e Napolit, u bë virale në Itali, dhe drejtori i përgjithshëm i spitalit, Giuseppe Longo, tha se ishte për të ardhur keq që ngjarje të tilla ishin objekt i shfrytëzimit.

Burri ishte trajtuar për virusin corona në Spitalin Kardarelja, por shkaku i vdekjes së tij nuk dihet, megjithëse dyshohet se ai kishte një sulm në zemër.

Sipas një burimi nga spitali, dikush hyri në tualet për të bërë një foto, ndërsa stafi nuk ishte aty sepse po kërkonin një mbështjellës për trupin.

Drejtori i përgjithshëm i spitalit, Giuseppe Longo, tha se ishte për të ardhur keq që ngjarje të tilla ishin objekt i shfrytëzimit, qëllimi i së cilës, siç deklaroi ai, ishte të ndërtonte sugjerime të tmerrshme dhe të rrezikshme në opinionin publik, raporton ANSA.

Ai shtoi se është hapur një hetim për të zbuluar se kush e bëri videon.