Mediat vendore kanë raportuar sot se kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka dalë pozitiv në testin për koronavirus.
Sipas të njëjtave raportime, nga partia e Veselit nuk e kanë konfirmuar një informacion të tillë, mirëpo se gjithçka është në bazë të burimeve, shkruan lajmi.net.
Mirëpo, lajmi.net merr vesh se një gjë e tillë nuk qëndron dhe një informacion i tillë nuk është i vërtetë.
Burimet e lajmi.net kanë treguar se Veseli nuk është i infektuar me koronavirus.
Deri tani, në lidhje me këtë çështje nuk janë deklaruar zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës. /Lajmi.net/