Vdes në moshë të re vëllai i deputetit të AAK’së

Deputeti i AAK’së, Shkumbin Demaliaj, ka njoftuar se ka ndërruar jetë vëllai i tij 38 vjeçar, Jahir Demaliaj, pas një sëmundje të rëndë.

Siç ka njoftuar Shkumbin Demaliaj, vëllai i tij ka qenë duke u trajtuar në Francë.

Njoftimi i plotë:

 Njoftim familjarë.!!

Miqë, shokë vëllëzër,dashamirë, të dashur bashkëluftëtarë ju njoftoj të gjithëve se në betejë me sëmundjen e kancerit,ka ndërruar jetë në moshën 38 vjeçare vëllau ynë

JAHIR Bajram DEMALIAJ

Trupi i Jahirit është ende në Paris të Francës dhe për detajet rreth varrimit ju njoftojmë me kohë.!!😢😢