Vdes kosovari i katërt në aksidentin që ndodhi dje në Gjermani

Ka vdekur edhe anëtari i katër i familjes Krasniqi nga Rahovica e Ferizajt, për shkak të një aksidenti në autostradën federale 31 midis Uhldingen-Mühlhofen dhe Meersburg,

Lajmin e ka bërë të ditur kryediplomatja kosovare, Meliza Haradinaj-Stublla, përmes një postimi në facebook.

Ajo ka thënë se MPJD dhe misionet e saj diplomatike e konsullore janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet e shteteve pritëse dhe në shërbim të qytetarëve të Kosovës kudo.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani kanë njoftuar që sot ka ndërruar jetë edhe shqiptari i katërt në aksidentin…