USHTARËT KOREANOVERIORË “E VRANË DHE E DOGJËN” NJË ZYRTAR TË KORESË JUGORE

Një zyrtar i Koresë së Jugut është qëlluar për vdekje dhe më pas i është djegur kufoma nga trupat ushtarake të Koresë së Veriut, ka thënë ministri i Mbrojtjes i Koresë Jugore, duke dënuar “aktin brutal”, shkruan BBC, njofton Insajderi.

Nga Seuli zyrtar kanë thënë se personi, që punonte në departamentin e peshkatarisë, u zhduk nga një anije patrulluese buzë kufirit dhe më vonë është gjetur në ujërat koreanoveriore.

Ushtarët e Veriut e qëlluan, më pas e ulën në naftë dhe ia vunë flakën. Besohet se ata bënë ashtu si masë për parandalimin e COVID-19.

Nga Koreja Veriore ende nuk kanë reaguar për këtë akuzë.

Kufiri në mes të dy Koreve është i mbushur me policë patrullues dhe gjithashtu njoftohet se Veriu e ka një politikë aktuale “qëllo për të vrarë”, si masë parandaluese për këdo që tenton hyrjen në shtetin koreanoverior për shkak të pandemisë./Insajderi.com