UKAJ: I REAGOVA OSMANIT SE MA BËRI ME GISHT (VIDEO)

Deputeti i Lidhjes Demokratike, Xhavit Ukaj, ka deklaruar se mbrëmë i ka reaguar kryeparlamentares Vjosa Osmani, sepse ajo ia ka bërë me gisht, duke nënkuptuar se është ndjerë i ofenduar nga veprimi i Osmanit, njofton Insajderi.

Seanca e djeshme, që zgjati deri natën vonë, u ndërpre nga Vjosa Osmani, pasi debati i ashpër me fjalë për pak sa nuk kaloi në konflikt fizik, kur deputeti i LDK-së, Ukaj, vendosi të afrohet tek foltorja e kryeparlamentares.

Osmani tha se ky është mosrespekt dhe për këtë “seanca ndërpritet”.

Në seancë po debatohej për mundësinë e votimit të rishikimit të buxhetit.

Kryeparlamentarja Xhavit Ukajn e ka denoncuar edhe në polici për reagimin e tij, por në një prononcim dhënë Gazetës Express, Ukaj thotë se s’ka ndodhur kurrfarë incidenti.

“Nuk ka qenë incident, diçka unë reagove pse po e lejon atë të LVV’së me ja dhënë fjalën edhe me ofendu zv kryeministrin, ajo më bëri me gisht me tha ulu, ajo është tash përkrah VV’së. Nuk e kam mërit me ma bo me gisht, nuk duhet me ja bo deputetit me gisht. Ajo dihet qëndrimi i asaj, çdo gjë kundër LDK’së”, ”, ka thënë Ukaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.