Turqia ende në ankth, një tjetër tërmet i fuqishëm lëkund Izmirin

Turqia nuk po gjen qetësi, ndërsa pak orë më pare është goditur nga një tjetër lëkundje sizmike. Sipas EMSC, tërmeti ka tronditur ishujt Dodecanese në afërsi të Turqisë. Mësohet se kësaj here lëkundjet kanë qenë të një magnitude 5.2 të shkallës rihter.

Rikujtojmë se para këtyre lëkundjeve, Turqia u godit nga tërmet me magnitudë 6.6 të shkallës rihter me epiqendër në ishullin Smos. Nga ky tërmet i mesdites së sotme, u regjistruan dëme në materiale dhe shumë të plagosur e viktima.