Trofeu i La Ligas është dërguar në stadiumin “Valdebebas”, ku Real Madrid po zhvillon ndeshjet pas rifillimit të sezonit.
Nëse Real Madrid e mposhtë Villarrealin nesër, atëherë e siguron edhe matematikisht titullin e La Ligas, transmeton Indeksonline.
Prandaj, në rast se shënon fitore Real Madridi, atëherë mund ta ngrisë titullin menjëherë.
Real Madrid për momentin është 4 pikë përpara Barcelonës, ku kanë mbetur edhe dy gjiro për t’u zhvilluar.