Tomë Gashi publikon dokumentet: Kjo është dëshmia e Milaim Zekës, kunder UÇK-së te gjyqtarët e Eulex-it

Avokati Tomë Gashi ka publikuar sot një dokument, që pretendon se është dëshmia e ish-deputetit dhe gazetarit Milaim Zeka në rastin Drenica ku e akuzon këtë të fundit se para gjyqtarëve të EULEX-it ka dëshmuar kundër UÇK-së.

Sipas Gashit, Milaim Zeka ka deklaruar në EULEX se UÇK-ja ka pasur shumë kampe ndalimi.

Znaqka deklaron në gjykatë se ka pas shumë kampe te UÇK-së, se ka informata kush do te akuzohet nga Gjykata Speciale, duke filluar nga Hashim Thaçi, kryeparlamentari ( Kadri Veseli), dhe per qudi të gjitha deshirat po i realizohen. Tani prokurori i Eulexit bindet se paska pas shume kampe te UÇK-së. Milaim Zeka, e njofton prokurorin e Eulexit se nga Salustro, ato ishin ( kampe te UÇK-se), Likovci, Klecka, dhe sipas tij edhe Dukagjini”, ka shkruar ai.