Thaçi për çaj në Prizren, i vetmi pa maskë

Shifrat e larta të rasteve të reja me COVID-19 nuk po zbresin në Kosovë.

E në kohë kritike kur institucionet po kërkojnë nga qytetarët që të jenë të vetëdijshëm përballë këtij rrezik, presidenti i vendit si jo rrallë herë është parë duke mos i respektuar masat.

Ai ka postuar fotografi duke pirë çaj me disa të burra të shtyerë në moshë, në Prizren. Vetëm kreu i shtetit nuk ka vendosur maskë, krahas asaj që as distanca nuk është në përmasat e kërkuar.

Sipas rekomandimeve nga institucioneve shëndetësore, të moshuarit janë ndër më të rrezikuarit nga coronavirusi i ri.

“Çajin e pasdites në lagjen “Kurillë” të Prizrenit. Krenar me Prizrenin”, ka shkruar Thaçi në rrjetin social “Facebook”.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit 220 raste të reja janë shënuar e 8 persona kanë vdekur nga COVID-19.

Çajin e pasdites në lagjen “Kurillë” të Prizrenit. Krenar me Prizrenin! ❤️

Posted by Hashim Thaçi on Sunday, July 26, 2020