Thaçi para intervistimit në Hagë: Jam i gatshëm të përballem me të gjitha akuzat, kjo është çmim për lirinë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi para intervistimin e tij nga ana e Prokurorisë Speciale në Hagë, i është drejtuar qytetarëve dhe të gjithë atyre që janë grumbulluar para selisë së kësaj gjykate për ta mbështetur atë.

Thaçi ka thënë se është i gatshëm të përballet me të gjitha akuzat.

“Jam i gatshëm të përball me të gjitha akuzat, për djalin tim, familjen time, popullin dhe vendin tim. Kjo është një çmim për lirinë. Unë besoj te paqja, e vërteta dhe drejtësia .Besoj te dialogu dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore me të gjithë. KOSOVA është një histori suksesi dhe unë jam shumë krenar”, ka thënë Thaçi.

Thaçi ka thënë se fati i Kosovës është në NATO dhe Bashkimin Evropian.