Thaçi në Tiranë, 19:30 do t’i takojë qytetarët në Morinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tashmë ka aterruar në Tiranë, derisa në ora 19:30, ai pritet të kaloi kufirin Shqipëri-Kosovë.

Me këtë rast, qytetarët në Morinë do t’ia bëjnë një pritje presidentit Thaçi.

Sapo kam zbritur në Tiranë, nga kthimi prej Hagës dhe në mbrëmje do të arrij në Kosovë. Nesër në orën 20:00 do të flas për katër ditët e kaluara në Hagë. Ju uroj një fundjavë të bukur. Ju siguroj se askush nuk mund ta rishkruajë historinë tonë!”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook.

Burimet tona kanë konfirmuar se Thaçi në ora 19:30 do të ndalet për të përshëndetur qytetarët që kanë dalur për ta pritur në Morinë