Thaçi: Me dy nënat e UÇK-së, Elfije dhe Shehide Imerin, mbrëmë në Prekaz

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, dje ka bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Prekaz të Skënderajt.

Thaçi më pas atje ka takuar dy “nënat e UÇK-së”, Elfije dhe Shehide Imerin.

Ndryshe nesër kreu i shtetit të Kosovës do të niset për në Hagë ku edhe do të intervistohet.

Sot gjatë ditës ai ka bërë homazhe edhe tek veprimtari i madh i çështjes kombëtare “Mandela i Ballkanit”, Adem Demaçi.