Thaçi: Kur unë jam dënuar nga Serbia me 20 vjet burg, Kurti ka dëgjuar “Bjello Dugmën”

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se kur ai ishte dënuar nga Serbia me 20 vjet burg, Kurti kishte dëgjuar “Bjello Dugmën” në Beograd.

“Ai e di shumë mirë se kur unë jam dënuar nga Serbia me 20 vjet burg ai ka dëgjuar “Bjello Dugmën” në Beograd. Ka marrë pjesë në koncertet e tyre”, ka deklaruar Thaçi.

Thaçi tha se Kurti nuk ka as shokë të luftës as të burgut sepse sipas tij nuk ka qenë kurrë pjesë e një rezistence as për liri as pavarësi.

“Nuk merrem me këto lajthitje të zotrit Kurti që më vjen keq që nuk ka as shokë të burgut as të luftës. Nuk ka qenë kurrë pjesë e një rezistence as për liri as pavarësi me përjashtim që i është dorëzu autoriteteve të Serbisë dhe ka refuzu që të jetë pjesë e UÇK-së. Është i njëjti në shërbim të keqes. Nuk ka ndonjë opinon që ja vlen për ta marrë seriozisht.”, ka thënë Thaçi në RTV Dukagjini.