Tërmeti i madh që goditi Turqinë, shikoni si banorët e frikësuar dalin nga shtëpitë

Turqia qendrore u godit sonte nga një tërmet i fuqishëm prej 5.1 ballësh.

Banorët e rajonit të Nidge të frikësuar lëshuan banesat e tyre dhe dolën në rrugë për t’i shpëtuar goditjeve tjera eventuale.

Ata që kapën momentin e goditjes shpërndanë videot edhe në rrjetet sociale. 

Sipas asaj që raporton EMSC, epiqendra e tërmetit ka qenë 19 km në veri-lindje të qytetit Emirgazi, ndërsa është ndjerë edhe në zona të tjera.

http://video.gjirafa.com/rec-2020-09-20-23-00-53-mp4

Thellësia e lëkundjeve ka qenë 5 km.

Mediat turke nuk raportojnë për dëme materiale apo në njerëz, ndërsa ky është tërmeti i radhës që godet Turqinë brenda disa muajsh ku nuk kanë munguar as viktimat.