Pasi Joe Biden u projektua si fitues i zgjedhjeve presidenciale amerikane, kryeministri britanik Boris Johnson e përmbushi detyrën e tij diplomatike me një urim dystrofësh.
Por, mesazhi i tij – i postuar si fotografi në Twitter – përmban më shumë se thjesht dashamirësi për ish zëvendës-presidentin, shkruan Independent, përkthen Periskopi.
Përdoruesit sy-shqiponjë (dmth të mprehtë) të Twitterit ishin të parët që gjetën referenca për Donald Trumpin në atë imazh të postuar në llogarinë zyrtare të kryeministrit.
Dhe kur fotografia ndriçohet e zmadhohet, fjalët “Trump”, “mandat i dytë” dhe “e ardhmja” bëhen më të qartë të perceptueshme.
Zbulimi ka nxitur spekulime se kryeministri britanik ka besuar që Donald Trump do t’i fitonte zgjedhjet e javës së kaluar.
Por, erdhi një deklaratë nga zëdhënësi i qeverisë i cili tha “Siç mund ta prisni, dy deklarata ishin përgatitur paraprakisht për rezultatet e këtyre zgjedhjeve të ngushta. Një gabim teknik nënkupton se pjesë të mesazhit alternativ ishin ngjitur në prapavijë.”
