Skandalizon analistja pas aktakuzave ndaj Veselit e Thaçit: Urime Kosovë!

Konfirmimi i aktakuzës ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, ka bërë që shumë fytyra publike të dalin në mbrojtje të luftës së tyre.

Mirëpo, një analiste që njihet se mbron qëndrimet e VV-së, Luljeta Aliu, po e konsideron si ditë për urim,

Në një postim në Facebook, Aliu që njihet për qëndrime populiste, ka uruar Kosovën.

“Urime Kosovë!”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, Thaçit dhe Veselit iu konfirmua aktakuza dhe, siç thanë të dy, dje u shkoi ftesa për t’u paraqitur në Hagë.