Skandal në BE: Komisioneri për Zgjerim me libër “Kosovo i Metohije” e pret Vucicin në takim

Ka nisur takimi mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit dhe Presidentit serb, Aleksandar Vucic. Ky i fundit pak para kësaj është takuar me komisionerin për Zgjerim, Oliver Varhelyi, ku është parë edhe një dokument “Kosovë dhe Metohija” pranë tyre

Ky detaj skandaloz mund të shihet edhe në fotografinë që e ka publikuar vet zyrtari i BE’së në Tëitter.

Diskutim i mirë me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vucic në Bruksel sot, për marrëdhëniet BE-Serbi, luftën kundër COVID-19, dhe përgatitjet për Planin Eonomik. Komisioni Europian do ta parashtrojë atë në vjeshtë dhe bashkëpunimin regjional.”, ka shkruar ai.

Good discussion w @predsednikrs @avucic in Brussels today about #Serbia’s EU-related reforms, fight against #COVID19, preparations for Economic & Investment Plan @EU_Commission will put forward in the autumn and regional cooperation. pic.twitter.com/OKXBW0zgnO

Ndryshe, Kosova e Serbia nga sot kthehen në tavolinën e bisedimeve në Bruksel, gati pas dy vjetëve bllokadë.

Kryeministri Avdullah Hoti ka arritur në ndërtesën e EEAS (shërbimi i jashtëm i BE’së), ku do ta takojë presidentin serb, Aleksandër Vucic me ndërmjetësim të europianëve.

Hoti po shoqërohet atje nga dy zëvendësit e tij, Driton Selmanajn dhe Albulena Balaj – Halimi.