Pavarësisht që këto biznese do të punojnë deri në 23:30, ata obligohen nga ministria e shëndetësisë që në orën 21 të ndalojnë çfarëdo lloje muzike në hapësirat e tyre
Arsyetimi i MSH-së për vendosjen e kësaj mase është ruajtja e shëndetit publik.
Mirëpo, ky vendim nuk po iu pëlqen fare përfaqësuesve të shoqatës së gastronomisë
Po kuptohet që ka me ndiku, njerëzit dalin të argëtohen, në qetësi nuk e di. Në kohë pandemie po nevojitet edhe stimulimi i tregut, e jo sanksionimi”, kanë thënë nga gastronomët.
Megjithatë, ministri Zemaj ka paralajmëruar mbyllje për të gjitha lokalet e gastronomisë që nuk i respektojnë këto masa.