Shpërthim i fuqishëm në Durrës, i gjithë vendi mbulohet nga tymi. Pamjet nga vendi i ngjarjes

Një shpërthim i kontrolluar ka ndodhur në muret e brendshme të pallatit të Kastratëve në lagjen 17 të Durrësit. IKMT po kryen shpërthim pasi pallati është shpalur i pabanueshëm nga dëmet që ka pësuar nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit.

E gjithë zona është mbuluar nga një re e madhe pluhuri e ngritur nga ndërtesa shumëkatëshe. Ndërkohë pritet që të bëhet shpërthimi i gjithë pallatit që do ti lërë vendin një ndërtese të re për banorët e Durrësit.