Shpërthen Adriatik Kelmendi: Kemi shku’ për lesh edhe ne!

Kanë vrarë e kanë bërë masakra në Kosovë gjatë luftës, kanë qenë në pushtet me kriminelin Milosheviq e sot thonë se disa serbë që po bëjnë budallallëk që po i zbulojnë varrezat masive të shqiptarëve nëpër Serbi! E ndaj një deklarate të tillë Të Ivica Daciqit të Milosheviqit dhe Ivica Daciqit të Tadiqit bota hesht!


Por nuk ka heshtur Adriatik Kelmendi, publicisti dhe opinionisti i njohur kosovar. Përmes një postimi në Faccebook, Kelmendi ka shkruar: 10 vjet e mbajnë akuzën për trafikim organesh. 10 vjet nuk gjejnë asgjë. E bëjnë Gjykatën Speciale ku ftohet krejt kryesia e UÇK-së.
Këndej, Ivica Daçiq, që ishte zedhenes i Milosheviqit gjatë kohës kur 10 mijë shqiptarë janë vrarë e masakruar. Sot është ministër i Jashtëm. Del e thotë hapur se ka serbë që po bëjnë budallallëk që po i zbulojnë varrezat masive të shqiptarëve nëpër Serbi – bota veshtë në lesh!!!
Kemi shku’ për lesh edhe ne!