Shpallet humbësi më i madh i zgjedhjeve presidenciale 2020: Sondazhet

Ende nuk dihet se kush e ka fituar garën presidenciale, me nëntë shtete që ende nuk kanë projektuar fituesin.

Ajo që dimë, megjithatë, është se Presidenti Trump duket se ka performuar shumë më mirë se që kanë paraparë sondazhet, shkruan BBC, përkthen Periskopi.

Në mesataren e këtyre sondazheve të përllogaritur nga RealClear Politics dilte es Biden do të fitonte Floridan, një shtet kyç të cilin u projektua tashmë fitorja e Trump.

Disa sondazhe të rëndësishme kombëtare ia huqën ngjashëm si në vitin 2016. Ndërsa amerikanët po marrin rezultatet e këtij viti, sondazhet po marrin kritika të mëdha.

Ish shefi i stafit të Trumpit, Mick Mulvaney i tha BBC-së se sondazhet kishin qenë “krejtësisht gabim”.