Shkëlzen Gashi mbron Kurtin, e quan “SHIK” shqiptaroamerikanin

Shkëlzen Gashi i ka reaguar me një email Uk Lushit, pasi ky i fundit publikoi disa mesazhe me kryetarin e VV’së, Albin Kurti, të disa viteve më parë.

Ish-këshilltari politik i Kurtit, që u shkarkua pas disa komenteve për luftën e UÇK’së në një emision, i ka shkruar një email Lushit duke i thënë “Shik, Shik , Shik”.

Uk Lushi në një shkrim të gjatë në Facebook ka publikuar emailin e Gashit dhe një reagim. Ai zbulon edhe një telefontë që kishte me anëtarin e VV’së, Liburn Aliu.

“Opinioni dhe diskursi publik shqiptar, kudo në botë, sot, në vitin 2020, janë më të polarizuara se kurrë më parë prej rënies së monizmit në vendet tona. Mendësia e shumë shqiptarëve është ende e mbyllur, partizane dhe akoma nuk ka përvojë me lirinë dhe interesin publik. Gjithçka që nuk kalon nëpër thjerrëzen e interesit të liderit, klanit, partisë apo nëngrupit shihet si komplot dhe sulmohet. E vërteta pranohet për të përgjithshmen dhe dobishmen vetëm nëse mund të instrumentalizohet për partikularen dhe profitin e saj. Porse intelektualët dhe patriotët nuk duhet të pranojnë dhe duhet ta luftojnë këtë mendësi, pavarësisht rrezikut të përbalten, mësyhen dhe linçohen publikisht apo edhe fizikisht.”, thotë ai.

“I interesuar për dhe shqetësuar me zhvillimet rreth shtetit të Kosovës ndër shumë përpjekje angazhuese për të ndihmuar Kosovën, më 9 korrik 2020, i bëra një telefonatë njërit ndër njerëzit kryesorë të VV-së, Liburn Aliu. Deputetit Aliu i kërkova që VV të bënte gjithçka që këto ditë të gjithë të unifikohemi sa më shumë, e veçmas në skenën politike, për të përballuar ciklonin me Gjykatën Speciale dhe dialogun Kosovë-Serbi. Aliu më pyeti cili ishte sugjerimi im. Propozova, që, nëse Presidentit Thaçi i ngritet aktakuzë në Hagë, Albin Kurti, në marrëveshje me partitë shqiptare, të zgjidhej President shteti dhe VV e PDK të bëheshin pjesë e qeverisë me Avdullah Hotin e LDK-së Kryeministër. Kjo qeveri unike kalimtare do të duhej të largohej nga pushteti me zgjedhje të reja para 31 dhjetorit 2021. Liburn Aliu u zotua që do të ndante idenë me Kurtin dhe njerëzit vendimmarrës të VV-së dhe do të qëndronim në kontakt.”

“Më 13 korrik, pas disa ditëve dëshirimi ngjethës në media sociale për vdekje nga Coronavirusi për kryetarin e LDK-së Mustafa, Albin Kurti, më në fund foli, duke vënë në dukje morbiditetin e mendjeve të lojtura, që i dëshirojnë vdekje dikujt nga inate banale, por edhe duke ndaluar këtë turp shqiptar si me shpatë.”