Selimi kritikon Hotin: Na turpërove, Vuçiqit është dashur t’i flasësh shqip

Deputeti i VV-së, Rexhep Selimi ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin.

Ai ka thënë se gjatë takimit me Vuçiqin është dashur që të flas shqip kur është pyetur nëse di serbisht, shkruan arbresh.info.

“A duhet që para se të shkosh në dialog  ta mësosh serbishten, ti edhe ashtu nuk je i serbishtes për dallim nga shefi yt i partisë. Ti është dashur t’i thuash shqip se nuk dinë serbisht dhe as nuk dëshiron ta mësosh sepse serbishtja është gjuhë e vrasësve e policëve të Milloshoviçit”, ka thënë Selimi.

“Na turpërove kryeministër”, ka vazhduar Selimi.